Limiti i popullsisë
Numri maksimal i Popullsisë që një provincë mund të ketë, i cili varet nga nivelet e Strehimit në rastin e Imperianëve, dhe nga kufijtë e paracaktuar në rastin e
Nomadëve - 220 000 në provincën nr 1 dhe në të gjitha kolonitë, 200 000 në rrethin e parë të provincave, 240 000 në rrethin e dytë të provincave, 280 000 në
rrethin e tretë të provincave dhe kufiri bazë i provincës + 100 000 në
kryeqytet. Kufijtë e popullsisë Nomade rriten me 10% nga aktivizimi i
Premiumit.
Për më shumë informacion në lidhje me kufirin e popullsisë klikokëtu.
Linja
Shpërndarja e ushtrisë në fushën e betejës është e ndarë në linja. Trupat në fushën e betejës janë shpërndarë në katër linja. Trupat për rrethimin e Kalasë janë shpërndarë në tre linja.
Lista e Bllokimeve
Lista e të gjithë përdoruesve që janë injoruar nga lojtari.
Lojtar i bllokuar
Një përdorues nën kontroll të përkohshëm nga ana e administratorëve të lojës, ose një që ka humbur të gjitha të drejtat mbi llogarinë e tij/saj për një periudhë të pacaktuar për shkak të një gabimi në lojë ose shkelje të rregullave. Lojtarët e bllokuar shfaqen me një ikonë me një zinxhir dhe një top të zi, dhe nuk mund të sulmohen nga lojtarë të tjerë.
Lojtar i heshtur
Një përdorues i cili ka humbur përkohësisht të drejtën për të dërguar mesazhe dhe
për të komentuar profilet, për shkak të mesazheve të përsëritura ofensive të raportuara nga përfituesit. Një lojtar mund të heshtet për 24 orë (për abuzimin e parë në mesazhe/komente), 168 orë (për abuzim të dytë) me mesazhe/komente) dhe për një vit të tërë (për abuzim të tretë) me mesazhe/komente). Përdoruesit e heshtur shfaqen me ikonën e një fytyre të verdhë dhe shirit të kuq në gojë.
Lojtarë të ndëshkuar
Një përdorues i cili ka humbur përkohësisht aksesin në llogari për shkak të një ndëshkimi ose një shkelje të rregullave të lojës. Kjo gjendje mund të zgjasë 24 orë, 48 orë ose një vit të tërë. Lojtarët e ndaluar shfaqen me një ikonë me zinxhirë, dhe nuk mund të sulmohen.
Luftë
Një përplasje e 168 orë në mes të dy aleancave, i cili garanton pikë ushtarake dhe plaçkitje lufte.
Për më shumë informacion në lidhje me termat, kushtet e luftës, dhe qëllimet e luftës kliko
këtu.
Luftë me garnizonin
Një pjesë e betejës së rrethimit të Kalasë që nënkupton se muret janë tashmë të shkatërruara, dhe trupat e sulmuesit arrijnë ti sfidojnë ato nga garnizoni mbrojtës (nëse ekzistojnë ose u lanë), sipas rregullave dhe dinamikat e një betejë në fushë. Trupat fillojnë me vlerën e moralit që kishin pas shkatërrimit të mureve, dhe kjo vlerë nuk rivendosoet për betejat me garnizonin. Një rrethim Kalaje konsiderohet i mbaruar vetëm kur mbaron beteja me garnizonin.
Lumturia
Analiza statistikore që tregon se sa e kënaqur është popullsia nga qeverisja e sovranit. Ka shumë faktorë, qofshin të përditshëm ose të përkohshëm, të cilët mund të shkaktojë rritjen ose ulje të lumturisë, dhe që duhet të konsiderohen me kujdes për të shmangur rezultatet e padëshiruara dhe të pakëndshme. Pasoja më e rëndësishme e një niveli të ulët të lumturisë (nuk rekomandohet) është emigrimi, trazirat dhe rebelimi. Së më afër nivelit maksimal të një province të jetë lumturia, aq më e lumtur është popullsia dhe aq më i vogël do të jetë rreziku i emigrimit dhe trazirat.
Për më shumë informacion mbi lumturinë, kliko këtu.
Lumturia mesatare
Vlera e lumturisë e vlefshme për të gjithë Perandorinë dhe jepet nga numri i banorëve (popullsia) dhe nga vlerat e lumturisë lokale.
popullsia e provincës së parë x lumturinë e provincës + popullsia e provincës së dytë x lumturia e provincës së dytë (etj. nëse ka më shumë
provinca) / popullsia e të gjithë Perandorisë = nivelin e Lumturisë mesatare të Perandorisë.
Bëhu Përkthyes!
Ekipi i Imperia Online është duke kërkuar për përkthyes për të gjitha gjuhët. Nëse dëshiron të shohësh lojën në gjuhën tënde ose mendon se përkthimi i tanishëm ka nevojë të korrigjohet na kontakto!
Të gjithë lojtarët duhet të dërgojnë një e-mail tek support_al@imperialsupport.org me të dhënat e mëposhtme:
Emri:
E-mail
ICQ/SKYPE/MSN:
Gjuha në të cilën do të përktheni:
Mosha:
Vendndodhja:
Aftësitë e tua në gjuhën angleze:
Motivimin yt për aplikimin:
Ora gjatë ditës në të cilën të kontaktojm :
(koha server ose koha juaj lokale - duhet të sqarohet)
Për tu miratuar duhet të kesh një ICQ / MSN / Skype në të cilën ne mund të kontaktojmTë miratohen ju duhet të keni një ICQ / MSN / Skype në të cilën ne mund të kontaktojmë me ty!Duhet të jemi në gjendje për të qëndruar në kontakt me përkthyesit, sepse ne kemi nevojë të vazhdueshme për përkthimin e teksteve të vogla dhe mesazheve çdo herë që bëjmë një ndryshim në rregulla apo shtojmë përmbajtje të re.